07:05 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Denoncimi tek “Shuplaka”, këshilltari demokrat reagon për pronat: Veliaj, sejmeni i Ramës firmos ç’i urdhëron shefi i tij

14:36 | 28/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi tek “Shuplaka”, këshilltari demokrat reagon për pronat: Veliaj, sejmeni i Ramës firmos ç’i urdhëron shefi i tij

Kreu i Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, ka reaguar lidhur me denoncimet e pronarëve të vjetër në Pazarin e Ri, rast i denoncuar tek “Shuplaka”.

Një ditë më parë, “Shuplaka” publikoi apelin e Merita Bollatit, një pronare dyqani te Pazari i Ri, e cila rrezikon të humbasë pronën e saj. Merita, me zë dhe figurë denoncoi çështjen, duke shtuar se njësoj si ajo, edhe 5 pronare të tjera me certifikata të ligjshme pronësie po mashtroheshin.

Lidhur me denoncomin e tyre, Leonard Olli akuzohen kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Edi Ramën. Ai shprehet se mafia e ndërtimeve po shfaqet kudo pasi Rama dhe Veliaj janë kapot e saj.

Olli kërkon nga Ministria e Kulturës të bëjë publike ato projekte ku i cilëson këto prona si vijim të trashëgimisë dhe identitetit të Pazarit.

“Sot jemi përpara një fakti tjetër të dhimbshëm, tentohet grabitja e pronës , cënohet shenjtëria e pronës private në një republikë parlamentare. Rama nuk ka të ndalur. Sejmeni i tij në bashki është i detyruar të firmosë çfarë i urdhëron shefi i tij politik. Mafia e ndërtimeve po shfaqet kudo sepse Rama dhe Veliaj, janë kapot e kësaj mafieje. Të gjitha provat dhe faktet bëjnë fjalë për tjetërsim të pronës, duke ua dhënë të tretëve për interesa të mafies së pushtetit dhe mafies së ndërtimit. Kjo është e barazvlefshme me statusquonë e diktaturës, të cilën Rama e ka vendosur që ditën e parë që mori pushtetin dhe po e zbaton me konseguenca me sejmenin e tij në bashki. Do i kërkojmë zyrtarisht zotit Veliaj të bëjë transparence. I kërkojmë Ministrisë së Kulturës si institucioni përgjegjës për trashëgiminë kulturore të bëjë publike ato projekte ku i cilëson këto prona si vijim të trashëgimisë dhe identitetit të Pazarit”, tha kreu i këshilltarëve demokratë.

(XH.A/SHUPLAKA)

pd

Etiketa: denoncimLeonard Ollipazari i rireagim
Pas

Sërish LSI kundër Policisë së Shtetit: Tahiri t’u mësojë rolin drejtuesve të policisë, po na dëmtojnë

Para

Çifti shqiptar shpenzon miliona, pakujdesia zbulon rrjetin e drogës në Britani (NGJARJA)

Para
Çifti shqiptar shpenzon miliona, pakujdesia zbulon rrjetin e drogës në Britani (NGJARJA)

Çifti shqiptar shpenzon miliona, pakujdesia zbulon rrjetin e drogës në Britani (NGJARJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.