sh-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast tjetër në profilin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se vëllai i kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ka rrahur sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, në gjimnazin “Shote Galica”, gjithçka duket se ka nisur me shpërndarjen e tezave të maturës për qëllime votash.
Berisha i bën thirrje prokurorise të hetojë me urgjencë këtë denoncim.
Postimi i plotë
Ne Fushe Kruje, Bushi rref keq sekretarin e pergjthshem te Ministrise se Arsimit!
Mesuesja dixhitale denoncon:
-Vellain e Artur Bushit dhe shefin e komisariatit, te cilet
– kane futur ne provim tezat e zgjidhura ne kembim te votave, ne shkollen “Shote Galica”. Pas ketij skandali ne shkolle kane shkuar
– Sekretari i pergjithshem i Ministrise se Arsimit dhe
– Drejtoresha e arsimt te Krujes
Ilir Bushi ka goditur me shqelma dhe grushta dhe gjakosi sekretarin e pergjithshem te Ministrise se Arsimit.
Nderkohe qe policet, ne vend qe ta mbronin, fusnin nga dritaret tezat e zgjidhura. I bej thirrje prokurorise te hetoje me urgjence kete denoncim.
Lexoni me posht mesazhin e saj! sb
“05/06/2017, 20:57:44: : Prsh i nderuar.jam nje arsimtare qe nuk kam deshire te identifikohem pasi kam frike per vendin e punes!dua te denoncoj nje rast skandaloz qe ndodhi sot ne shkollen tone shote galica ne fushe kruje gjate provimit te matures.vellai i kryetarit bashkis krujes artur bushit i cili quhet ilir bushi sot ne bashkpunim me shefin e komisariatit policise krujes ka nderhyre ne procesin e provimit duke futur tezat e zgjidhura ne kembim te votave.nga ana jone jane njoftuar strukturat e arsimit per kete skandal dhe ne shkollen tone ka ardhur sekretari i pergjithshem i arsimit plarent ndreca si dhe drejtoresha e arsimit te krujes per te nderhyre ne kete problem.sapo kane ardhur ne shkollen tone ilir bushi ka goditur me grushta e shkelma sekretarin si dhe share dhe degjeneruar me fjalor kafsheror drejtoreshen.z.plarent ka kerkuar ndihmen e policise e cila ishte e zene duke futur tezat e provimit nga dritaret e shkolles dhe nuk ka nderhyre ne asnje moment per te shuar kete konflikt.pasi u gjakos nga dhuna e lir bushit sekretari u largua dhe procesi i provimit vazhdoi i manipuluar pasi te gjithe nxenesve ju dhane pergjigjet sakta.pune te mbare dhe te lutem anonim se kam dy femije per te rritur!”
(S.SH/Shuplaka)