Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka dnoncuar në porofilin e tij referuar mesazhit të një të riu na Dukati i cili i shkruan se pas kapjes së 710 kg të llojit kanabis në familjen e Selman Hamitaj, se nuk eshte vetëm ajo familje por i gjithë Dukat është në këtë rrugë.
Ai shton se droga paketohet në sasi kolosale dhe trasportohet në Durrës dhe se krah për krah me qytetarët e Dukatit është dhe policia e Orikumit edhe e Vlorës.
Postimi i plotë i Berishës:
Qytetari dixhital denoncon:
Bashkepunimin e policise ne mbjelljen, ruajtjen, perpunimin, transportin e kanabisit!
Lexoni mesazhin se çfare shkruan ai per fshatin e tij, Dukatin! sb
“16/06/2017, 15:33:10: Miredita Doktorr!!Jam nje i ri nga Dukati.
Aktet kriminale e vrastare ndihen fuqishem ne DUKAT pra ne jug, diten e sotme eshte kapur 710 kilograme e llojit Cannabis Sattiva ne familjen e SELMAN HAMITAJ 71 vjeç, por nje gje dua te te shtoje, se nuk eshte vetem Selman Hamitaj por eshte i gjithe Dukati ne kete rruge pa krye inkriminuese,vrastare, bllokuese e çmontuese e themeleve te shtetit te se drejtes e nxiti qeveria dhe policia e saja Dukatin.Ju lutem pas fitores se Opozites duhet te merret seriozisht nga SHTETI ne menyre qe, popullit te DUKATIT ti kthehet dinjiteti me pune e djerse e vllazerim. Se pikerisht ketu ne DUKAT mbillet, depozitohet, paketohet droga ne sasi kolosale dhe trasportohet ne Durres e merre me mend vet se çbehet ne Vlore. krahe per krahe me popullin e Dukatit eshte dhe Policia e Orikumit dhe e Vlores e cila garanton kete veprimtari kriminale kundrejt taksave. E merrni seriozisht, se perveç droges bandat jane dhe tejse te Armatosur ne Dukat, qe do te thote po te beni kontroll te hollesishem do te gjeni arme te shumta ne Dukat.Me rrespekt po do publikoje ne facebook por mos me bej publik emrin. Faleminderit!
(S.SH/Shuplaka)