Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka denoncuar bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe atë Lartë, në proçesin e Vettingut.
Berisha shkruan se asgjesimi i Gjykatës Kushtetuese, përbën një grusht shteti, pasi të gjitha fuqit e saj tashmë i gëzon Edi Rama.
Ish-kryeministri Berisha e vuri theksin tek raportimi i mediave të huaja të cilat shprehen të shqetësuara për këtë proces.
Gjithashtu Berisha theksoi se edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën e drejtësisë në vend.
Statusi i plotë
“Denoncohet nderkombtarisht grushti i shtetit brenda shtetit ne Shqiperi!
Presidenti i Asambles Parlamentare te OSBE, Tsereteli denoncon bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë!
Te dashur miq, asgjesimi i Gjykates Kushtetuese, me qellimin makaber te shnderrimit te drejtesise ne Shqiperi ne dege te ekzektutivit, perben nje grusht te vertet shteti brenda shtetit, pasi defakto fuqite e saj i gezon te gjitha ekzekutivi shqiptar dhe konkretisht Edvin Kristaq Rama. Kjo sepse ne munges te kesaj gjykate, ai dhe mazhoranca e tij e droges mund te miratojne çdo ligj, urdher, udhezim, marreveshje antikushtetuese dhe askush nuk ia rrezon me.
Sot qeveria dhe pushteti i Edvinit mund te dhunojne çdo te drejte te shqiptareve dhe askush nuk i mbrone dot me te drejtat e tyre. Sot te gjitha gjyqet ne Shqiperi fitohen nga qeveria e Norieges dhe jo nga ata qe kane te drejte qytetaret apo bizneset. Me gjithe kete, grushti i shtetit brenda shtetit, ky krim i shemtuar kushtetues qe u krye me qellim shnderrimin e drejtesise shqiptare ne dege te ekzekutivit, ne Shqiperi mbahet i ndryre nga autoret e tij ne banesen e heshtjes apo erresires.
Por kjo nuk ndodh dot ne komunitetin nderkombetar. Gjatë një takimi të Asamblesë Politike të PPE-së, dje në Varshavë, Presidenti i Asambles Parlamentare te OSBE Tsereteli deklaroi:
“Sapo jam kthyer nga një vizitë në Shqipëri, ku u takuam me të gjithë drejtuesit e vendit dhe me kryetarin e opozitës. Ne pamë një situatë të ndërlikuar me reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Ne besojmë se përvëç kësaj, reforma zgjedhore është vendimtare. Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, e njejta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto është shumë e vështirë të mbahet demokracia. Ndaj vemendja e BE-së, e institucioneve të BE-së dhe e OSBE-së janë shumë të rëndësishme.”
Ketu me poshte keni raportimin e mediave per kete. sb
“OSBE në alarm për gjyqësorin në Shqipëri, Tsereteli denoncon bllokimin e Kushtetueses
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën e drejtësisë në vend.
Në mënyrë të veçantë ai ka denoncuar problemet që i shkaktohen demokracisë në vend nga shpërbërja e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i Gjykatës së Lartë.
Gjatë një takimi të Asamblesë Politike të PPE-së, sot në Varshavë, Tsereteli pohoi:
‘Sapo jam kthyer nga një vizitë në Shqipëri, ku u takuam me të gjithë drejtuesit e vendit dhe me kryetarin e opozitës. Ne pamë një situatë të ndërlikuar me reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Ne besojmë se përveç kësaj, reforma zgjedhore është vendimtare. Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, e njëjta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto është shumë e vështirë të mbahet demokracia. Ndaj vëmendja e BE-së, e institucioneve të BE-së dhe e OSBE-së janë shumë të rëndësishme.”
George Tsereteli është politikani i parë, i cili ngre problemin e bllokimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri si pasojë e mos krijimit në kohë të institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.
Gjithashtu, ai ka risjellë në vëmendjen publike rëndësinë e kryerjes së reformës zgjedhore, për të shmangur krizat politike që burojnë kryesisht nga mungesa e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.
Deri tani përpjekjet për një reformë zgjedhore kanë dështuar.” (E.V/Faxweb.al)