Deputeti Asllan Dogjani në nisje të seancës parlamentare të ditës së sotme e ka nisur fjalën e tij me një thirrje për të gjitha organizatat ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri. Ai i ka bërë kërkesë edhe Komisionit të Jashtëm që të hartojnë një rezolutë zyrtare për të shprehur kërkesën e vendit tonë për të ndërhyrë.
‘’Ne edhe pse një vend i vogël, jemi një vend anëtar i NATOS dhe duhet të kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme në Siri. Është e dhimbshme të shohësh sesi aty vriten fëmijë, gra, civilë dhe ne nuk reagojmë. Ata fëmijë mund të ishin edhe tanët’’, ka thënë ndër të tjera Dogjani.
Ndërkohë që thirrjes së tij i është përgjigjur dhe kryeparlamentari Meta, i cili këshilloi nga ana e tij Komisionin e Jashtëm Parlamentar që të hartojë rezolutën, që do tiu çohet organizatave ndërkombëtare.