Përfaqësuesi i Komitetit për mbrojtje të Dumës ruse, Viktor Zavarzin, ka kërcënuar Kosovën nga parlamenti i serbisë.
Ai ka deklaruar se Rusia do ta mbrojë Kosovën dhe do ta mohojë në mënyrë kategorike pavarësinë e saj, madje për këtë ai kërkoi edhe mobilizimin e serbëve.
“Ne rusët do ta mbrojmë Kosovën, por po e presim miratimin tuaj. Ne, në të gjitha fushat e mohojmë Kosovën e pavarur. Ekziston rezoluta 1244. Vetëm ju mobilizohuni, e ne do t’ju përkrahim”, ka thënë Zavarzin.
Ai rikujtoi edhe bombardimet e NATO-s dhe deklaroi se ndërhyrja e saj në Serbi ka qenë agresion, madje për këtë NATO do të përgjigjet.
“Do të vijë koha kur edhe NATO do të japë përgjegjësi. Veçanërisht për faktin se nuk ka pasur miratim të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast është shkelur e drejta ndërkombëtare. Si rrjedhojë, e patëm skenarin e revolucionit me ngjyra”, u shpreh Zavarzin.
Zarzavi foli edhe për KFOR-in dhe Thaçin. Ai tha se KFOR mori pozicion pro-shqiptar, ndërkohë që për Thaçin u shpreh se e di se çfarë ka bërë.
“E njoh Thaçin dhe e di se çfarë ka bërë ai. KFOR-i ka marrë një pozicion të njëanshëm pro-shqiptar. Tregti me armë, narkotikë – gjithçka ka pasur, NATO ka mbyllur sytë”, deklaroi Zavarzin.(B.H/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=shLd34aQ5wY