08:07 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ministrja teknike propozon largimin nga puna të zyrtarit të ISSH: Mori pjesë në fushatën e PS

14:10 | 08/06/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja teknike propozon largimin nga puna të zyrtarit të ISSH: Mori pjesë në fushatën e PS

Urim Kishta inspektor i ISSH në Gramsh është pezulluar nga puna.Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e propozuar nga PD, Xhuljeta Kërtusha i ka propozuar Drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado të largojë nga puna Inspektorin në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore në Gramsh, Urim Kishta, me arsyetimin se ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë orarit zyrtar të punës.

Njoftimi i plotë i ministrisë: 

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Xhulieta Kërtusha ka firmosur një tjetër masë disiplinore për largim nga puna të një punonjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Gramshit.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të z. Urim Kishta me detyrë, “Inspektor në Agjensinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore” Gramsh, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Kishta ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë orarit zyrtar të punës.

Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.

Ndërkohë pas publikimit të numrit të telefonit +355697868366 të vënë në dispozicion për publikun me qëllim denoncimin e rasteve të përfshirjes së punonjësve të adminisrtatës në fushatën zgjedhore, vazhdojnë të vijnë informacione dhe dononcime të cilat po verifikohen.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve në varësi të këtij dikasteri të cilët përfshihen në fushatën zgjedhore branda orarit zyrtar të punës.(J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

Ministri i Drejtësisë pezullon Sekretaren e Përgjithshme, kandidon për PS-në (URDHRI)

Para

Deputeti rus kërcënon Kosovën:Do ta mbrojmë, po presim miratimin tuaj, e di se çfarë ka bërë Thaçi (VIDEO)

Para
Deputeti rus kërcënon Kosovën:Do ta mbrojmë, po presim miratimin tuaj, e di se çfarë ka bërë Thaçi (VIDEO)

Deputeti rus kërcënon Kosovën:Do ta mbrojmë, po presim miratimin tuaj, e di se çfarë ka bërë Thaçi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krim brutal në Kaliforni, hajduti 22-vjeçar vret drejtuesen e American Idol dhe bashkëshortin e saj

Rrëmbehet një aeroplan i vogël në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit i paralizuar për një orë

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Forcat paraushtarake sudaneze akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 personave gjatë bastisjeve në fshatra

Dy të vdekur pas përmbytjeve të menjëhershme në New Jersey dhe New York

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në të gjithë Moskën

Gjykata Supreme i lejon Donald Trump të pushojë nga puna gati 1,400 punonjës të Departamentit të Arsimit

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.