Deputetja Liberal Demokratike Layla Moran ka njoftuar se është panseksuale dhe në një lidhje me një grua.
Deputetja, e cila më parë kishte vetëm marrëdhënie me burra, i tha PinkNeës se ajo është në një marrëdhënie me ish-oficerin e shtypit të Lib-Dem, Rosy Cobb.
Panseksualiteti përshkruan ata që tërhiqen nga një person pa marrë parasysh seksin ose gjininë e tyre.
“Bëhet fjalë për vetë personin”, tha Moran,
Duke folur në faqen e internetit të PinkNeës, Moran kritikoi gjithashtu Parlamentin si një “vend të çuditshëm” për njerëzit LGBTQ.
Ajo tha se dalja në kontekstin e të qenurit deputet kishte qenë “pak më e vështirë” sesa t’u thoshte miqve dhe familjes së saj.
Deputetja ndau gjithashtu një fotografi në të cilën kishte dalë Cobb në Tëitter, duke shkruar se ajo tani është “thjesht e lumtur”.
“2020 është një dekadë e re dhe një rrugë e re në udhëtimin tim. Vitin e kaluar u dashurova me një grua të mrekullueshme. Diçka që nuk e kisha konsideruar kurrë më parë. Tani jam thjesht i lumtur #Pansexual #OutAndProud”, shkruan ajo krah fotos.
2020 is a new decade and a new path in my journey. Last year I fell in love with a wonderful woman. Something I’d never even considered before. Now I am just happy #Pansexual #OutAndProud pic.twitter.com/jdfz87Hdkx
— Layla Moran ? ?️? (@LaylaMoran) January 2, 2020
“Ishte me të vërtetë e mrekullueshme nga njëra anë, por gjithashtu ishte befasuese për mua në mënyrën se si unë e kisha identifikuar më parë,” tha ajo, shkruan BBC transmeton Faxweb.al.
“Ndjej që tani është koha për të folur për këtë, sepse si deputete e kaloj shumë kohën time duke mbrojtur komunitetin tonë dhe duke folur për komunitetin tonë. Dua që njerëzit të dinë që edhe unë jam pjesë e komunitetit tonë.”
Ajo tha se familja dhe miqtë e saj kanë qenë mbështetës, por disa njerëz kishin sugjeruar se të qenit në një marrëdhënie të të njëjtit seks mund të dëmtonte karrierën e saj.
“Parlamenti është një vend i çuditshëm. Unë nuk e di nëse ka ndonjë tjetër (deputet) që do të identifikohej si panseksual, dhe jo aq shumë që e identifikojnë si biseksual – ka disa gra që janë modele të shkëlqyera dhe që kanë marrëdhënie mes të të njëjtit seks ”, tha ajo.
(F.GJ/FAXWEB.AL)