Ekipi i Arsenal ka shënuar një fitore të madhe sot përballë Tottenham të cilin e ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0. “Topçinjtë” u treguan të fortë për rivalin e përjetshëm, Tottenhamin duke bërë që derbi i Londrës tu takonte atyre.
Në këtë ndeshje shënoi i rikthyeri nga lëndimi, Shkodran Mustafi, i cili mungontë që nga fillimi i Tetorit shënoi golin e parë me kokë në minutën e 35-të pas një harkimi të Mesut Ozil.
Pesë minuta më vonë pas një kombinimi të mirë mes Alexandre Lacazettes dhe Alexis Sanchezit, ky i fundit ngriti epërsinë në dy gola.
Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe ngjitet në pozitën e pestë, vetëm me një pikë më pak se Tottenham që mban vendin e tretë.(b.h/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=2YaY49BilEc
https://www.youtube.com/watch?v=-nD16SzCU6U