Edi Rama është përdorues shumë i mirë i Facebook të cilin e përdor intensivisht. Por ata që e kanë parë profilin në Instagram të kryeministrit me siguri e kanë vënë re se personat që ndjek kryeministri janë shumë të paktë, vetëm 11, madje deri pak kohë më parë ai ndiqte vetëm djalin e tij të madh, Gregory.
Më vonë ai nisi të ndjekë edhe Rean, vajzën e gruas së tij, Lindës dhe 9 faqe veshjesh, faqe artistike dhe arkitekturore. Konkretisht faqet që ndjek Rama janë Designmilk, Designbomb, Dezeen, Desingsingers të cilat përcjellin për shikuesit pamje të pazakonta arkitekturore.
Ai ndjek edhe dy faqe, Adidasy3 dhe Theshopyohjiyamamoto, të cilat publikojnë veshjet më të fundit dhe duket se janë burim frymëzimi për stilin e çmendur të kryeministrit.