”Drejtori i Doganës me aksidentoi familjen, por ai ka blerë prokurorinë dhe ekspertizën”, kjo është dëshmia e fortë e Xhimit për ”Shuplaka”-n.
”Familja ime është aksidentuar nga prapa dhe prokuroria e Beratit bën falsifikime dhe presion që ta pranojmë që aksidenti është bërë përballë. Mamaja Engjëllushja ka 24 ditë në gjendje të rëndë.Personi që ka goditur familjen time është drejtori i Doganës në Berat. Aksidenti ka ndodhur në 14 janar. Ai ka blerë ekspertizën dhe prokurorinë. Duan të ngarkojnë familjen time me faj dhe prokuroria vazhdon presionet”, rrëfen Xhimi për drejtorin e Doganave të Beratit Mirjan Prifti që lëvizte me një ”Benz”.
Ai na dërgon edhe fotot nga aksidenti tragjik. ”Mamaja ime është përplasur përballë”, thekson ai.
Nga foto shihet se si është dëmtuar automjeti i tyre, për të cilën është realizuar edhe një ekspertizë mbi të cilën gjykon prokuroria në hetimin e saj për të ngritur akuzat.
Pas aksidentit reagoi edhe i fejuari i 19-vjeçares që drejtonte mjetin tip ”Opel” që mbeti e plagosur, së bashku me të atin dhe të ëmën e tij.
“Jam i fejuari vajzës që bëri aksident në Berat me “Opel” dhe djali i dy të moshuarve. Drejtori ka qenë me 168 km në orë, nën efektin e alkoolit dhe mbasi përplasi familjen time, në vend që ta ndihmonte, ai u arratis dhe pse ishte i pirë. Të lutem publikoje këtë sms ta lexojë ndonjë politikan dhe të vejë drejtësi për familjen time. Drejtori është hera e pestë që aksidentohet brenda 9 muajsh”, shkruante i riu ditë më parë. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1056″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]