14:28 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëshmia e shoqes së 11-vjeçares së ngacmuar nga mësuesi: E pashë kur ai e puthi

15:41 | 02/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmia e shoqes së  11-vjeçares së ngacmuar nga mësuesi: E pashë kur ai e puthi

Janë shtuar zërat kundër, ndaj ish mesuesit të shkollës 9 vjeçare Neshat Tepelena për ngacmimin seksual ndaj një vajze të mitur, pas denoncimit që familjarët e saj në fshatin Kalasë të Delvinës bënë ndaj tij.

Dëshmi të reja të siguruara nga Ora News forcojnë dyshimet për skandalin e ngacmimeve seksuale të mësuesit Neshat Tepelena në shkollën 9 vjeçare të Kalasës në Delvinë.

Një nxënëse e shkollës së 11 vjeçares që denoncoi mësuesin se e puthi në klasë, e ka parë me sytë e saj ngacmimin që më pas u tregoi shoqja e shkollës me gojën e saj.

Vajza: Shoqja ime e pa që e puthi. Dhe pastaj kur e pa, në atë kohë unë sa e puthi ika.Dhe një të ardhur e takuam dhe na tha që e puthi.

Këtë dëshmi, kjo nxënëse e ka dhënë edhe në prokurorinë e Sarandës në prani të një psikologu, ku ka konfirmuar deklaratat e shoqes së denoncuese.

Vajza: Kur dalim në pushim e mban në klasë dhe i thotë pse nuk del jashtë. Nuk dua, i kishte thënë ajo. Edhe po nuk dole jashtë do të të vë katër, po dole jashtë do të të vë dhjetë.

Ndërsa babai i të miturës, tregon se mësuesi Neshat Tepelena e ka marrë të paktën 10 herë në telefon, duke i bërë presion për heshtjen e vajzës së tij, shoqe klase me denoncuesen.

Babai i dëshmitares: Kam një problem më thotë mua. Çfarë halli i them. Do ta dëgjosh, më thotë mua, por porosit vajzën që: Pe gjë, s’pashë gjë! Dhe unë për momentin i thashë si është puna, si është puna por ai nuk më tregoi gjë në telefon. I them vajzës, si është puna? Pastaj më tregon.

Si banor e prind, ai kërkon që çështjes ti shkohet deri në fund edhe pse shprehet mosbeues tek drejtuesia, duke iu referuar një rasti të ngjashëm të vitit 2003, ku mësuesi Tepelena e kaloi vetëm me vërejtje.

Babai i dëshmitares: Sot ajo, nesër mund ta ketë rradhën vajza ime. Ne fëmijët i çojmë në shkollë për të mësuar, nuk i çojmë për…

Një ditë më parë, Gjykata e Sarandës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e mësuesit 60 vjeçar Neshat Tepelena të dyshuar për veprime të turpshme ndaj të miturave dhe e la në masë sigurie ‘arrest me burg’ deri në fund të hetimeve.

Ai u denoncua publikisht nga një 11 vjeçare, ish-nxënëse e tij në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës, por dyshohet edhe për raste të tjera.

Etiketa: ngacmim seksual
Pas

Sëmundje e rëndë, në spital ish-drejtuesi i Forcave Speciale: Llahtar, unë s’i shtrij dorën askujt…

Para

Përmbyset autobuzi në Serbi, cilët janë dy kosovarët në gjendje të rëndë

Para
Përmbyset autobuzi në Serbi, cilët janë dy kosovarët në gjendje të rëndë

Përmbyset autobuzi në Serbi, cilët janë dy kosovarët në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

Bashkëpunim i qëndrueshëm Shqipëri–Gjermani: Policia e Shtetit pajiset me teknologji të lartë nga BKA

Kryemadhi i përgjigjet “flakë më flakë” Metës: Fans i Zegjinesë

Arrestohet në Morinë shtetasi me armë të fshehur në automjet(EMRI)

Berisha për hetimet ndaj Bankers: Nuk mbroj asnjë kompani, por të vërtetën! Prokurori veproi nën diktatin e Lubisë

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive në disa bashki, mbi 65 hektarë tokë të djegur

“Prokurorja Gjeli legalizoi krimin në zemër të Thethit”, Rama: Do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës

Berisha akuzon qeverinë për sulm të qëllimshëm ndaj Bankers Petroleum: “Lubia i ka vënë syrin kompanisë”

Meta një përgjigje për “Zeqinenë” e SPAK-ut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.