Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i ndodhur mbrëmjen e të mërkurës, në Kavajë, ku pas një sherri në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos shefi i sigurisë në burgun e Durrësit Bledar Toçi.
Pas dëshmive kontradiktore të Qatjas, ka pasur dhe reagim nga familjarët e viktimës të cilës këmbëngulin se mes Marsidës dhe Dritanit ka pasur një lidhje.
Duke folur për mediat kushërira e Haxhollit Irida Koçi është shprehur se Dritani shkonte çdo mbrëmje në shtëpinë e Marsidës dhe lidhja e tyre tashmë dihej dhe nga familjet.
“Marsida është kontradiktore në atë që thotë, ne nuk duam hakmarrje, thjesht duam që të dalë në dritë e vërteta. Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli kanë qenë të dashur, ajo është kontradiktore në ato që thotë. Dritani ka qenë i dënuar në Greqi, por nuk e di arsyen”, është shprehur e afërmja e Haxhollit.
‘’Po një lidhje sentimentale dhe e di informacionin nga mamja e Dritanit, që Marsida shkonte shpesh herë te shtëpia e Dritanit. Pra nuk është ashtu sikur e ka deklaruar ajo. Unë i shkrova edhe në Facebook, dhe më është përgjigjur që e kisha thjeshtë shok dhe kaq”, tregon më tej ajo.
Si pasojë e dëshmive kontradiktore që dha, ditën e djeshme Marsida Qatja u rimorr në pyetje nga ana e prokurorisë. Fillimisht ajo kishte deklaruar se me Dritanin kishin qenë të lidhur, dhe se ishte përdoruese e kokainës, ndërsa në media tha të kundërtën.
(E.K/Faxweb.al)