Pasi tha se fitoi shteti, Edi Rama i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare. Kreu i qeverisë u shpreh se në Korrik do të nisë një debat i gjerë edhe mbi gabimet që PS ka kryer në qeverisjen vendore dhe atë lokale.
“Gjatë muajit Korrik ne do të zhvillojmë një detbat të brendshëm për qeverisjen qendrore dhe atë lokale, një debat të gjerë për të analizuar situatën dhe për të nxjerrë korigjimet e nevojshme, për të marrë si shembuj organizimet e suksesshme. Një diskutim edhe për marrëdhëniet me opozitën parlamentare dhe atë jashtë parlamentare.
Ata sot janë aty ku e meritojnë në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë, dhe mbetet për t’u parë sa kohë do të duhet që të reflektojnë, as zoti nuk mund ti shpëtojë nëse kërkojnë disfatën jashtë vetes së tyre. Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë, dhe paqja fillon nga tërheqja pak e nga pak nga qendrimet e tyre kundër Shqipërisë, Marrëveshja mund të ndërtohet vetëm me dialog dhe pa kushte”, u shpreh Rama.
“Të nderuar bashkëqytetarë, me ose pa përkatësi politike, brenda apo jashtë atdheut në këtë moment historik. Sot ishte 30 Qershori i një Shqipërie që përjetoi dramën e një ndarje të fortë politike, për të penguar rrugën tonë për të ecur përpara, dhe integrimin e popujve shqiptarë në familjen europiane.
Dita e sotme ishte kulmore e një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, mes politikës së forcës dhe forcës politike. Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi forca e politikës, fitoi shpresa, fitoi Shqipëria e nesërme europiane, humbi me turp Shqipëria e djeshme e politikës, pa din e as imam.
Ishte një fitore e vështirë, pasi nuk votuam mes vetit kundërshtar, po luftoi vetë sistemi ende i brishtë demokratik, me kundërshtarët e ndërsyer të vetë zgjedhjeve. Sot 30 Qershori që dukej se nuk do të vinte kurrë, një faleminderit të madh partnerëve dhe miqve të Shqipërisë demokratike.
Pas pak hyjmë në një ditë të re, që e gjen Shqipërinë të çliruar. Dita e re vjen e ngarkuar me sfidën e rëndë të kurimit të plagës së përcaja ka lënë pas”, deklaroi më herët kryeministri.
(E.K/Faxweb.al)