19:48 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje makabre nga krimi në Vlorë/ Viktima u qëllua me armë, autorët helmuan dhe qentë e komshinjve… (Çfarë u gjet pas hyrjes në banesë)

12:20 | 19/02/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U gjet i vdekur në banesë nga e ëma, dyshime se 46-vjeçari në Vlorë është vrarë, në kokë iu gjet…

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë që ka ndodhur në Vlorë, ku 46-vjeçari Altin Alikaj dyshohet se është vrarë me armë. Ai u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë nga familjarët e tij, të cilët ishin kthyer nga shteti grek, pasi djali nuk iu hapte telefonin.

Burime bëjnë me dije për Fax News se policia dyshon për një ngjarje kriminale, të planifikuar, pasi janë helmuar më herët qentë e komshinjve, që të mos shkaktonin zhurma.

Po ashtu është ulur automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

Ka qenë babai i Altin Alikajt, ai i cili ka konstatuar sëpatën dhe gjurmët e gjakut, menjëherë pas hyrjes në banesë.

46 vjecari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij.

Është dashur mbërritja e nënës së tij nga Greqia, në mënyrë që të bëhej hyrja në banesë, edhe pse është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë.

Trupi i Alikajt është dërguar në morg, ku pritet që të bëhet edhe ekspertiza, për të gjetur shkaqet që kanë çuar në vdekje, si edhe kohën kur mund të jetë vrarë viktima.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Altin Alikajvlorevrasje
Pas

U siguronte dyqaneve cigare kontrabandë/ Pranga 40-vjeçarit në Tiranë, policia i gjen në banesë… (EMRI)

Para

Kopjoi aktoren e njohur, ja sa kushtoi veshja e Beatrix Ramosaj në finale

Para
Kopjoi aktoren e njohur, ja sa kushtoi veshja e Beatrix Ramosaj në finale

Kopjoi aktoren e njohur, ja sa kushtoi veshja e Beatrix Ramosaj në finale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Kursk: Humb jetën një djalë 5-vjeçar pas sulmit me dron

Greqia pezullon shqyrtimin e kërkesave për azil nga Afrika e Veriut për tre muaj

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

Kancelari Merz: Gjermania po përmirësohet, do të vazhdojmë me guxim dhe besim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.