Nikollaq Cepaj (Taullaraj) ndodhet në Spitalin e Traumës nën trajtimin intensive të mjekëve pasi ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plumbave që ka marrë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës nga një atentat me amrë.
Nga burimet mësohet se ndryshe nga sa u raportua, ai ka marrë 5 predha plumbash nga të cilët një në legen, një në kokë, një në shpatull dhe dy të tjerë në gjymtyrë.
I plagosur ka mbetur por jashtë rrezikut për jetën edhe i afërmi i tij (kunati), Roland Cepaj 28-vjeç, i cili ka marrë dy plumba, njërin në njërën këmbë dhe tjetrin në këmbën tjetër.
Gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj bën me dije se në bazë të burimeve kofidenciale nga uniformat blu, dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, ndërsa kujtojmë se Taullaraj është autor I plagosjes së Eraldo Lazajt rreth dy vite më parë, vepër për të cilën ishte dënuar dhe pak ditë më parë kishte përfunduar vuajtjen e dënimit.
Makina që pak më herët u raportua se është përfshirë nga flakët në aksin Vlorë-Fier ka dyshime të forta se iu përket autorëve të krimit të sotmë në qytetin bregdetar ku mbetën të plagosur dy persona pasi brenda saj është gjetur një armë e tipit “Kallashnikov”.
Gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj raporton nga vendi i ngjarjes së makina është djegur e gjitha pas dhe dyshohet se autorët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes në Vlorë, e kanë djegur me benzinë.
Mjeti i gjetur është një tip “Benz Mercedez” me targë ‘AA918OU’ dhe në distancë kohore vendi ku është djegur është rreth 20 minuta nga vendi ku është bërë atentati.
Nikollaq Cepaj (Taullaraj) dyshohet se ishte shënjetër e atentatit i cili ka marrë 3 plumba, njërin prej tyre në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një i afërm i tij, Roland Cepaj për të cilin raportohet se ka marë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Taullaraj mësohet se kishte përdorur dy mbiemra, pra edhe atë të bashkëshortes, ndërsa ai nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi rreth dy vit më parë ka plagosur rëndë me dashje, Eraldo Lazajn, ndërsa spo kishte dalë nga burgu.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18:00 brenda pranë një lokali në rrugën Transballkanike.
Ndërkohë dëshmitarë kanë treguar se autorët kanë qëlluar nga makina e tyre me të cilën lëviznin.
Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari kishte vetë pak ditë që kishte dalë nga burgu për të cilin dyshimet janë se mund të ketë qenë ai shënjestra e atentatit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)