Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një zjarr i madh përfshiu apartamentin e familjes Osmënaj në Astir.
Në përpjekje për të shpëtuar, janë hedhur nga ballkoni 62 vjeçarja Hava Osmënaj e cila gjeti vdekjen në spital dhe djali i saj Klodian Osmënaj 36 vjeç që aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Zjarri i vendosur në banesën në astir dyshohet se është vënë nga djali dhe se ka qenë i qëllimshëm. Familja jetonte prej disa vitesh në zonën e “Astirit”. Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe banorët e zonës për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes.