Kanë dalë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë ku burri vrau gruan për motive xhelozie. “Fax News” raporton se çifti kishte 5 fëmijë. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në Kavajë në fshatin Bago në orën 11:00 ku burri kreu vrasjen me thikë pas një debati me gruan e tij në sy të djalit të tyre 23-vjeç. Djali i tyre ndodhet në gjendje shoku.
Mësohet se viktima është Sose Metushi, ndërsa autori Sami Metushi, 50-vjeç. Autori pasi ka vrarë gruan e tij nuk është larguar nga vendngjarja derisa ka mbërritur policia ku edhe është arrestuar. “Fax News” raporton se çifti prej kohësh kishin konflikte me njëri-tjetrin për shkak se të dy ishin të papunë dhe kishin probleme ekonomike.
Shefi i Komisariatit Aljosha Brokaj ka konfirmuar më se ka gruaja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Në vendngjarje ndodhet edhe Prokurori i rrethit.
Po kështu policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për këtë krim të rëndë. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=N2joDMl6B6Y
https://www.youtube.com/watch?v=0mwIKG31UQY