Në një shtëpi të pabanuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës rreth orës 15.00 shërbimi përmbarimor ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.
Kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur dy armët e përshtatura për sniper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.
Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.
Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.
Sekuestrohen armë ne nje banese, shpallet në kërkim poseduesi i apartamentit
Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Sherbimi Permbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
- 1 snaiper;
- 1 automatik
- 1 pistoletë
- 4 sileciator
– krehera me fisheke
– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
- fenelina, mjete dhe veshje policie;
- kapuça.
Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post