Një aksident me motorr ka ndodhur në aksin Shkodër-Vau Dejës. Mësohet se motorri ka dalë nga rruga, e më pas ka përfunduar në një kanal me ujë.
Burimet për FaxNews raportojnë se drejtuesi i motorrit është dërguar në spital me plagë të rënda.
Mësohet se i plagosuri është shtetasi Gerti Palushi, 23-vjeç, banues në fshatin Shelqet, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke nisur kështu edhe hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.
(E.V/Faxweb.al)