Ilir Hidri 40-vjeç nga Vlora është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në qytetin Guayaquil, qytetin ekuadorian në Amerikën e Jugut. Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e tij. Ai dyshohet se ishte infiltruar në një rrjet trafiku kokaine. Hidri kishte shkëmbyer informacion me policinë për kokainën.
Ai qëndronte në Ekuador prej tre muajsh.
Hidri kishte mbërritur nga një makinë në një rrugë në jugperëndim të qytetit. Pasi zbriti, eci disa metra në trotuar kur pas shpinës së tij u shfaq një njeri me ngjyrë. Hidri u kthye dhe autori e cili e qëlloi me armë zjarri. Atentati ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes.
Nga plumbat që morri, në pjesën e syve dhe në mjekër, Hidri u rrëzua në tokë, duke humbur jetën. Ndërkohë, autori u largua u arratis në një motor, që drejtohej nga një bashkëpunëtor i tij.
Krimi shkaktoi alarm në mesin e banorëve të zonës.
“Nuk e dimë nëse ka pasur lidhje me trafikun e drogës”, citohet një zyrtar i policisë lokale nga mediat ekuadoriane.
(M.D/Shuplaka)