23:02 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e 48-vjeçarit në Rrëshen, si u qëllua në sy të dy fëmijëve

12:28 | 12/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vritet në atentat ushtari i Met Kananit, dy emrat që përdorte, dhe burgu për drogën

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 48 vjeçarit Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini, i cili u vra sot me breshëri plumbash në qendër të Rrëshenit.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se, 48-vjeçari është ekzekutuar në makinë, në sy të dy fëmijëve, të cilët kanë qenë me të atin.

Gjini ka ndaluar makinën, teksa gruaja e tij ka shkuar për të blerë diçka në dyqan dhe në ato momente është ekzekutuar.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia është vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

Vrasja ka ndodhur në kryqëzimin kryesor të qytetit, në sy të kalimtarëve të shumtë, dhe ka shkaktuar panik në të gjithë Rrëshenin.

Nuk dihet ende nëse ka dëshmitarë okularë që kanë parë skenën e vrasjes, dhe mund të çonin në identifikimin e autorëve.

Sipas burimeve mësohet se shtetasit në fjalë pak muaj më parë, i është vendosur lëndë eksplozive në makinë, e cila ka shpërthyer, por nuk pati të dëmtuar në njerëz.

Makina e Tonin Gjinajt, të cilës i është vënë eksploziv në Maj të 2019

Viktima Tonin (Armando) Gjini sapo kishte lënë mjetin për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërkohë që i ishte vendosur tritol në të. Ngjarja ndodhi vetëm katër ditë pasi ai kishte dalë nga burgu.

Ndërkaq policia, ka ngritur postoblloqe në pikat kyçe rrugore për tu vënë në ndjekje të autorëve.

Po kush është Armando Gjini?

Armando Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit.

Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë.

Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.

Njoftimi i policisë për vrasjen e sotme: 

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në  Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

(M.Q-E.K/Faxweb.al)

Etiketa: armando gjinitonin gjinivrasje ne rreshen
Pas

VIDEO/ Në pikun e sezonit turistik, bllokohet qarkullimi në Vlorë

Para

FOTOT: Njihuni me “njeriun e egër” që ofron kurse mbijetese në pyll

Para
FOTOT: Njihuni me “njeriun e egër” që ofron kurse mbijetese në pyll

FOTOT: Njihuni me “njeriun e egër” që ofron kurse mbijetese në pyll

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.