Sipas medias spanjolle “Diari de Tarragona” janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të para 1 jave ku u qëllua për vdekje shqiptari Fatmir A. në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.
Policia spanjolle ka gjetur një makinë të djegur nën urën “Riudecanyes”. Sipas hetimeve, rezulton se është e njëjta e përdorur në vrasjen e shqiptarit në lagjen “Carrilet Reus“.
Policia dyshon se autoret i kanë vënë flakën makinës poshtë urës, dhe janë larguar me ndonjë mjet tjetër.
Ndërkohë që brenda në mjet është gjetur dhe një armë, tip pistoletë që po analizohet nga departamenti i balistikës duke u bërë krahasimi me plumbat që janë gjetur në trupin e shqiptarit. Zjarri në makinë mund të ketë eliminuar çdo gjurmë të autorëve, megjithëse ky zbulim mund të jetë çelësi i parë drejt zgjidhjes së çështjes për të identifikuar autorët e krimit.
Mediat spanjolle kanë shkruar më parë se 43-vjeçari shqiptar Fatmir. A, ishte i dënuar më herët për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në një karburant në Cambrils në vitin 2008.
Shqiptari, në vitin 2008, e ka vrarë 26-vjeçarin për prishje të pazareve të drogës dhe prostitucionit.Ai kishte dalë në gjyq në Gjykatën e Terragonës në vitin 2011 ku është dënuar me 6 vite burg, me rrethana lehtësuese, ku vrasja është cilësuar si vetëmbrojtje.
Fatmir.A, kishte hyrë në burg, dhe pasi kishte dalë jetonte në Reus. Kanë qenë 3 të shtëna të sakta në një distancë të afërt që i kanë marrë jetën qtij para 1 jave. Hetuesit thonë se një nga rrethanat e vrasjes ka qenë dhe ajo se vrasësi ka qenë brenda një makine të zezë Peaguet.
(B.H/Faxweb)