09:32 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

DETAJET/ Drogë, armë dhe para, goditet grupi kriminal në Shkodër. Arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim (EMRAT)

15:54 | 16/06/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DETAJET/ Drogë, armë dhe para, goditet grupi kriminal në Shkodër. Arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim (EMRAT)

Policia në Shkodër ka goditur një grup të strukturuar kriminal ku ka arrestuar 6 pëersona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sot me datë 16.06.2018, në orët e para të mengjesit u realizua dhe u finalizua me sukses operacioni i koduar  “West Univers”, ku në bashkëpunim me Drejtorin e Forcës Operacionale Speciale Tiranë dhe  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirë organizuar  u bë e mundur goditja e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lart, ku u  arrestuan shtetasit :

Ardit  Haxhagiqi, 34 vjeç banues ne Shkoder, i arrestuar në flagrancë  “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Fatbardh Gostini, 37 vjeç, banues në Lezhë,  i arrestuar në flagrancë  “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Neritan Saraçi, 51 vjeç, banues në Shkodër,  i arrestuar në flagrancë  “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Rezart  Cacani, 34 vjeç, banues në Shkodër, i arrestuar në flagrancë  ” Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Vilson Noka (Nokaj), 26 vjeç, i arrestuar në flagrancë  ” Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal,  dhe “prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit” parashikuar nga neni 278 Kodit Penal, pasi ju gjet një pistolet TT, njëkohësisht është dhe person në kërkim, i denuar me 9 vite burgim,  për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 76, 22, 278.

Ramadan Dushaj, 61 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar në flagrancë  ” Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/2, i Kodit Penal.

Si dhe u shpallën  në kërkim shtetasit:

F.M. 30 vjec i shpallur në kërkim për veprën penale  ” Prodhim dhe shitje lendeve narkotike”, “prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 287  i Kodit Penal,  ndërsa ka qënë person me precedent penal dhe i arrestuar më parë për veprat penale  “Kanosje”, “pengim apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, Plagosje e lehtë me dashje”,  parashikuar nga nenet , 283/2,  278, 84, 325, 274, 89 Kodit Penal, ka qënë i dënuar për veprat penale, “Pengim i subjekteve zgjedhore” “Prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit”, “Kanosje”

S.N. 20 vjec, i shpallur në kërkim për veprën penale  ” Prodhim dhe shitje lendeve narkotike”, “prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 287  i Kodit Penal,  ndërsa ka qënë person me precedent penal dhe i arrestuar më parë për veprat penale  “kanosje”, “pengim apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, “prishje e rendit dhe qetësis Publike”, Plagosje e leht me

dashje”,  parashikuar nga nenet , 283/2,  278, 84, 325, 274, 89 Kodit Penal, ka qënë i dënuar për veprat penale, “Pengim i subjekteve zgjedhore” “Prodhim  dhe mbajtje pa leje i armëve të zjarrit”, “Kanosje” ,

Arrestimi i tyre u bë, pasi nga tërsëisa e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhë kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal,  u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre ku ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malsi e Madhe.

Nga veprimet që u kryen në datë 15.06.20018 dhe 16.06.2018, rezultoi se në aksin rrugor Shkodër – Lezhë – Milot këta persona do të kryenin shkëmbimin e  sasisë së  lëndës narkotike, dhe menjëherë u ndërhy nga punonjësit e policisë ku në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike personat e arrestuar kanë goditur me automjete punonjësit e policisë duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre ku këta persona në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë  lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj.

Gjatë zhvillimit  të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar:

* 200 kg,  lëndë narkotike e dyshuar si ajo e cannabis Sativa.

* 2 pistoleta, tip TT,

* 1 kuti me 20 fishekë pistolete.

* 1 automjet i markës Benz Mercdes

* 1automjet i markës BMË.

* 7 Telefona cellular të markave të ndryshëm.

* Dokumenta të ndryshëm të perësonave.

* 1 radio dhënëse marrëse si ato të policisë.

* Një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale në terren në Rrethet e M. Madhe, Shkodër dhe Lezhë, për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. (B.H/Faxweb)

Etiketa: "West Univers"arrestohen 6 personaioperacionShkoder
Pas

Bashkëshorti i Mimoza Hafizit padit në gjykatë ‘Librën’ dhe i kërkon miliona lek. Reagon partia: Po na zhvasin!

Para

Kishte fituar 40 milionë dollar duke punuar për Gambino-t, Alite: Kanë mbetur vetëm çorapet, ja kush mi mori

Para
Kishte fituar 40 milionë dollar duke punuar për Gambino-t, Alite: Kanë mbetur vetëm çorapet, ja kush mi mori

Kishte fituar 40 milionë dollar duke punuar për Gambino-t, Alite: Kanë mbetur vetëm çorapet, ja kush mi mori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.