I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ish mafiozi i famshëm shqiptar John Alite, ka folur për punën e tij si trafikant i familjes së famshme kriminale. Alite u shpreh se mafia është biznes dhe se me të mund të bësh shumë para, po ai tha se nuk është kjo që do t’ju sygjeronte njerëzve.
I pyetur nga Arian Çani se sa fitonte në kohën që punonte me familjet mafizoe Gotti, Alite është shprehur se shumat ishin marramendëse.
Çani: Sa fitoje, sa ishte pasuria jote?
Alite: Duke punuar me familje Gambino kam fituar rreth 40 milion dollar.
Çani: A ka mbetur gjë nga këto miliona dollar?
Alite: Çorapet vetëm. Kur hynë në problem të tilla qeveria federale ti merr të gjitha. Mi ka marrë të gjitha. Kur unë kam qenë në burg shokët më kanë dërguar tre çerek milioni dollar që të më ndihmonin të dilja nga burgu. /zoneelire.al