Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar mëngjesin e sotëm në Mborje të Korçës.
Sipas burimeve të “Faxweb.al”, 45-vjeçari Flamur Duçi në fillim është tentuar të digjet nga autorët duke e lyer me lëndë djegëse. Por më pas ata e kanë goditur me thikë disa herë duke e lënë të vdekur në vend para dyqanit të tij.
Burimet thanë për “Faxweb.al” se forcat e policisë kanë gjetur shenja të lëndës djegëse në trupin e tij, ndërsa raportohet se 45-vjeçari nuk kishte konflikte me njeri, por njihej si një njeri i qetë. Flamur Duçit iu bë një pritë dhe më pas u masakrua me thikë.
Discussion about this post