11:38 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Devijohet projekti i Lungomares në Vlorë, kompania e ndërtimit akuzohet për shpërdorim detyre

14:22 | 29/09/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Identifkohet trupi i pajetë që u gjet në det tek Lungomare në Vlorë

Policia e Vlorës ka filluar procedimin penal ndaj firmës së ndërtimit, që është marrë me projektin e Lungomares. Kjo pasi projekti është devijuar duke rënë ndesh me kriteret e përcaktuara në kodin rrugor.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë nisur procedim penal ndaj kompanisë/firmës së ndërtimit e cila ka realizuar projektin e ndërtimit të shëtitores të vijës bregdetare Lungomare Vlorë, pasi prej kësaj firme janë krijuar disa degëzimeve dhe hyrje-dalje në disa objekte, duke devijuar projektin, që bie ndesh me kriteret e përcaktuara në Kodin Rrugorë të Republikës së Shqipërisë.”, njofton policia.

Kujtojmë se projekti i Lungomares, është ndër më të komentuarit sidomos për shkak të aksidenteve që kanë ndodhur në rrugën ku po kryhen punimet.

Gjithashtu një tjetër rast është konstatuar në fshatin Hoshtimë-Treblovë,Vlorë për “Shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe shkatërim prone” prej katër shtetasve të tjerë, konkretisht:

-P.Sh., 49 vjeç dhe Z.SH., 46 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, (vëllezër).

-V.B., 45 vjeç, banues në Peshkëpi, Vlorë,

-F.B., 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.

Policia njofton se ndaj personave të mësipërm ka filluar procedimi penal pasi nga të dhënat e marra dhe nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Hoshtimë/Treblovë, kanë hapur një karrierë që shfrytëzohet për nxjerrje të rërës bituminoze, për të cilën nuk kanë leje shfrytëzimi, duke nxjerrë sasira të konsiderueshme të kësaj lënde minerale, që sipas legjislacionit mund të shfrytëzohet vetëm pasi të jenë pajisur me leje përkatëse.

Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Vlorë për të dyja rastet e mësipërme për veprën penale ”Shpërdorimit të detyrës”, ”Ndërtim i paligjshëm” dhe ”Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 248, 199/a dhe 150 të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: kompaniaprocedim penalprojekti i Lungomaresvlore
Pas

Flet Hygerta Sako për divorcin: Me ish-bashkëshortin kam një marrdhënie fantastike

Para

Petrit Vasili paralajmëron Ramën: Në javët dhe muajt në vijim do ketë shumë lajme dhe ngjarje

Para
Petrit Vasili paralajmëron Ramën: Në javët dhe muajt në vijim do ketë shumë lajme dhe ngjarje

Petrit Vasili paralajmëron Ramën: Në javët dhe muajt në vijim do ketë shumë lajme dhe ngjarje

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.