Edmond Budina i ka kthyer një përgjigje të drejtëpërdrejtë ambasadorit Luigi Soreca ditën e sotme në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, për prezantimin e punimeve të disa studentëve të Harvardit për Tiranën policentrike, në të cilin u diskutua gjithashtu dhe për çështjen e Teatrit.
Regjisori nuk ka ngurruar ti numëroj Sorecës 6 kauzat që artistët mbrojnë qysh nga nisja e qëndresës së tyre për kundërshtimin e projektit të ri tëTeatrit por njëkohësisht dhe t’ia thotë të vërtetën në sy.
Kujtojmë që një reagim i tillë erdhi vetëm pasi ambasadori e quajti të gjithë protestën e Teatrit si të politizuar dhe një mashë e partive opozitare.
Fjala e plotë e Edmond Budinës:
Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata.
E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë.
E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar.
E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.
E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.
E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuik rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.
Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja.
Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysëm ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.