12:01 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhëmbë më dhëmbë me sëmundjen,  Moikom Zeqo:  Pse jam kundër satanizimit të politikës?

22:47 | 26/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Gjitha
0
Dhëmbë më dhëmbë me sëmundjen,  Moikom Zeqo:  Pse jam kundër satanizimit të politikës?

Studiuesi i njohur Moikom Zeqo, po lufton dhëmb për dhëmb me kancerin nga dita në ditë, megjithatë ai nuk pushon së qenuri aktiv në veprimtarinë e tij.

Vetëm para pak ditësh ai u pranua me unanimitet si anëtar i Akademisë së Shkencës dhe Arteve.

Në një intervistë për një të përditshme shqiptare, Zeqo shprehet se është kundër satanizimit të politikës, por nuk do as që opozita të satanizojë qeverisjen.

“Gjatë këtyre 4 vjetëve çfarë nuk dëgjuam. Dëgjuam për zgjedhje të parakohshme, madje dhe të përcaktuara saktësisht nga ana kronologjike kur mund të ndodhte një gjë e tillë. Janë bërë debate të mëdha, dhe në fakt është krijuar një situatë polarizuese midis shumicës qeverisëse dhe opozitës. Gjithmonë jam shprehur se qeveria dhe opozita pavarësisht kriticizmit të ndërsjelltë duhet të bazohen në një komplemetarizëm të përbashkët. Po ja që në Shqipëri nuk ndodh kështu. Dhe ndoshta nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë.

Unë jam kundër satanizimit të politikës. Por nuk jam dakord as që opozita të satanizojë qeverisjen, sado të meta të reflektojë ajo. Për mua është e papranueshme që opozitën ta quajmë pa asnjë kuptim si “SHQUPI”. Por ç’do të thotë SHQUPI? Do të thotë Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore. E ç’lidhje ka kjo me opozitën? Godinat janë sende, nuk kanë përkatësi politike. Unë jam kundër gjuhës vulgare të debatit. Në ligjërimin politik nga të dy anët ka shumë vulgaritet të panevojshëm dhe të dëmshëm. Jam kundër shprehjeve të tilla pezhorative për “përsheshet” apo dhe sulmet dhe fyerjet ndërmjet deputetëve. I takon Partisë Socialiste që pavarësisht mohimeve ekleziastike të opozitës të përdorë një gjuhë më të kulturuar. Më kujtohet një shprehje Karl Gustav Jungut që thotë se “sharjet dhe fjalët banale tregojnë një nivel të ulët të intelektit të njeriut”. Mos harrojmë që jemi në fundin e dekadës së dytë të shek. XXI. E tmerrshme! A nuk mund ta qytetërojmë gjuhën politike? Kaq e vështirë qenka? Kaq fatale që të mos ndodhë një gjë e tillë? Në strukturën e pluralizmit shqiptar në vitin 2017 janë shtuar dhe tri grupime, ose parti të reja politike: Partia e Dukës, Bojaxhiut dhe Blushit. A do të ketë një parti të katërt të re? Nuk e di. A do të ketë një organizim të një poli të tretë të koalicioneve parazgjedhore edhe si kundërshtim ndaj dy partive të mëdha, PS dhe PD? Ç’rol do të luajë LSI në këtë ekuacion algjebrik të politikës? Po PDIU-ja? Po Partia e të Drejtave të Njeriut? Po një mori partish të vogla të majta? Të them të drejtën nuk e njoh mirë si duhet në detaje këtë terren. Kam mendimin që Partia Socialiste nga të gjitha partitë e tjera në zgjedhjet e vitit 2017 për shkak të një elektorati shumë të madh që ka, ka më tepër siguri dhe mundësi reale për të fituar një shumicë deputetësh. A do të funksionojë koalicioni parazgjedhor me LSI? Është shpejt për ta përcaktuar. Por për zgjedhjet e reja parlamentare kam të drejtë të tërheq vërejtjen se për fat të keq nuk u ndryshua ai deformim kushtetues i ligjit të zgjedhjeve i vitit 2008 që juridiksioni dhe bënë një instrument pushteti të ashtuquajturat “lista ekskluzive dhe magjike të kryetarëve”. Deformimi kushtetues i vitit 2008 e ka mbajtur peng Shqipërinë deri më sot. Nuk duhet ta mbajë më. Nëse politikanët nuk e kuptojnë këtë gjë, do të vijë një ditë që dhe vetë politika nuk do t’i përfillë më politikanët.”, është shprehur Zeqo.

Ndërsa lidhur me faktin se si do të jetë viti i ardhshëm ai shprehet se nuk mund ta përcaktojë, megjithatë nuk pret një parlament më cilësor. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Moikom Zeqopolitika
Pas

Arqipeshkv Frendo: Pse kisha katolike vendosi t’u mbyllë derën politikanëve?

Para

Çmendi femrat shqiptare, reagon për herë të parë durrsaku në burg (FOTO)

Para
Çmendi femrat shqiptare, reagon për herë të parë durrsaku në burg (FOTO)

Çmendi femrat shqiptare, reagon për herë të parë durrsaku në burg (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.