Dhimbjet e kokës kanë nisur për Zinedine Zidanen. Marcelo, Theo, Kovacic, Benzema dhe Vallejo do të mungojnë ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.
Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 20 lojtarëve të ftuar për këtë përballje të rëndësishme.
I vetmi lajm i mirë për Realin është rikthimi i mesfushorit gjerman Toni Kroos i cili ditën e djeshme mungoi në stërvitjen e skuadrës.
Kujtojmë që ndeshja mes Dortmundit dhe Real Madridit do të zhvillohet ditën e martë në orën 20:45 në “Signal Iduna Park”.
(E.K/SHUPLAKA)