Pas protestës së opozitës ditën e djeshme referuar dhunës së ushtruar mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Dollapi ka reaguar edhe një ndër deputetët e rinj të opozitës, njëkohësisht edhe anëtari i Bindja Demokratike, Andi Përmeti.
Pavarësisht se shprehet kundra protestave të ndërmarra nga çifti Rama-Basha, sikurse e quan ai, Përmeti po ashtu nuk pajtohet dhe dënon kategorikisht dhunën ndaj Sahit Dollapit.
Reagimi i plotë i Përmetit:
Une sot jam me Sait Dollapin.
Jam kundra cdo akti te kryer nga cifti Basha-Kryemadhi dhe cdo akti tjeter qe ka per qellim krijimin e nje konflikti civil, vetem e vetem qe Basha te marr pushtetin qe smerr dot me vote ne tavoline.
Por jam haptazi kunder dhunes se turpshme qe policia e shtetit ushtroi ndaj Sait Dollapit.
Pamjet ku nje politikan i larte i nje partie goditet dhunshem nga policia e shtetit duhet te na jape alarmin qe ky shtet ka rene dhe reagimi i popullit duhet te jete me i forte se kurre. Sigurisht jo duke marr armet dhe duke qelluar mbi komshinjte me 30 qershor por duke i dhene nje ndeshkim shembullor me vote Rames dhe klikes se tij ne pushtet.
30 qershori do jete fillimi i nje rrugetimi te ri.
Sherim te shpejt Sait Dollapi.