Pas dhunës në ambientet e Bashkisë Dibër, ku disa përfaqësues të PDIU-së u konfliktuan me ata të PS-së, ka reaguar Policia e Shtetit. Policia bën me dije se ka identifikuar 4 persona.
“Menjëherë shkuan shërbimet e Policisë pranë Bashkisë Dibër dhe nga verifikimet paraprake dyshohet se disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm hynë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit: H.D., E.D, L.D.
Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre.”-ka thënë Policia.
(F.G/Faxweb)