Nga ngjarja e rëndë në spitalin e Shkodrës ku u rrah mjeku pediatër, Skënder Duka nga familjarët e një fëmije të sëmurë kanë dalë detaje të reja.
Ai ishte duke kryer shërbimin në momentet që është dhunuar. Fatmirësisht pavarësisht plagëve të marra mjeku Duka ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për këtë incident ka folur shefja e Pediatrisë së Shkodrës, Greta Naraçi.
“Nuk ka asnjë lloj abuzimi dhe asnjë lloj vonese. Fëmija ka ardhur me traumë në koke dhe është transferuar në kirurgji, pasi aty ishte nevoja që të merrte mjekim. Spostimi i fëmijës nga Pediatria në Kirurgji ka shkaktuar konflikt mes babait të fëmijës dhe mjekut. Doktori ka shkuar në polici për të denoncuar, por më pas e ka tërhequr denoncimin. Me këto probleme hasemi përditë por zbatimi i rregullave është i vështirë nga qytetarët.”, u shpreh mjekja Naraçi për një portal online.
(J.V/Shuplaka)