Një nga koordinatorët e LSI në Fushë-Krujë është dhunuar dhe mësohet se është dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për mjekim.
Blerim Cela është koordinatori i dhunuar. 47-vjeçari mësohet se është me profesion mësues. Për 20 minuta Meta dhe Luan Rama bëhet me dije se do mbërrijnë në Spitalin Ushtarak.
Pak minuta më parë u dhunun kryetarja e LSI në Pukë dhe kryetarja e LRI po në Pukë.
Fushata e cila u duk e u nis dhe do të mbyllej e qetë ka patur disa raste dhune, shumica prej tyre ndaj mbështetësve apo antarëve të LSI. (M.D/Shuplaka)