Pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes së sotme në stadiumin e Kamzës, ku u dhunua arbitri Eldorian Hamiti nga tifozët e Kamzës. Policia ka vënë në pranga katër persona të cilët dyshohet se janë përgjegjësit kryesorë të dhunës.
Policia bënë me dije se personat e arrestuar janë N. Q., President i Klubit Kamëz, A. M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz, , A. B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz, si dhe një tifoz me iniciale E. Gj.Ndërkaq policia njoftoi se ka shapllur në kërkim edhe katër persona të tjerë të cilët akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”
Më herët reagoi edhe Federata e Shqiptare e Futbollit e cila e dënoi këtë akt të dhunshëm madje bëri përgjegjëse edhe Policinë e Shtetit për mos garantimin e rendit.
Gjatë mbrëmjes së sotme është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë, presidenti i Klubit të Kamzës Naim Qarri, pasi dyshohet se ka kryer dhunë në stadium gjatë ndeshjes së sotme midis Kamzës dhe Laçit e cila u shoqërua me tensione të shumta se dhe u dhunua arbitrui kryesor i ndeshjes Eldorian Hamiti.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Kamza-Laçi e cila është zhvilluar pasditen e sotme dhe që u zhvillua në qytetin e Kamzës.
Arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje, Eldorian Hamiti është goditur tifozët e ekipit vendas të cilët kanë hyrë brenda fushës e ku midis tyre dyshohet se ka qenbë edhe presidenti Qarri.
E gjithë ngjarja rrodhi pasi Hamiti akordoi një penallti në favor të ekipit të Laçit diçka e cila u kundërshtua nga futbollistët e Kamzës e ku më pas disa tifozë zbritën në fushë.
Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet për pak kohë derisa situate u qetësua pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së stadiumit.Ndeshja e cila është e vlefshme për havën e 24 të Superligës u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza – Laçi.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:
– N.Q., President i Klubit Kamëz;
– A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz;
– A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz;
– E.Gj., tifoz.
Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshojet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.
Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.Më datë 03.03.2019, rreth orës 14.00 është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza – Laçi.
Këtë ndeshje Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë sipas përcaktimeve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”.
Megjithatë Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, hartoi plan masash.
Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin e nga SH.R.S.F. “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektiv të saj.
Në përfundim të kësaj ndeshje një punonjës i SH.R.S.F., i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit hapi portën dhe kërkoj ndihmën e policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SH.R.S.F-së.
Pas këtij njoftimi shërbimet e planizuara me shërbim sipas urdhrit të shërbimit, janë futur në ambientet e stadiumit, duke bërë të mundur marrjen në mbrojtje të gjyqtarëve dhe vendosjen e rendit e qetësisë, duke vazhduar me shoqërimin e personave të futur në fushë dhe ata të cilët kishin goditur gjyqtarin e ndeshjes.