Janë ndaluar nga Policia dy djemtë e Azem Hajdarit, Kirjald dhe Azem Hajdari pasi dyshohet se kanë dhunuar një person. I dhunuari mësohet se është Mikel Margjeka. Ngjarja ka ndodhur në Dhjetor të 2017-ës.
Arrestimi i vëllezërve Hajdari është bërë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Mbi ta rëndon akuza e plagosjes së lehtë më dashje. Pas ndalimit dy vëllezërit janë lënë të lirë. “Fax News” raporton se të dy djemtë kanë qenë të shoqëruar nga nëna e tij Fatmira Hajdari.
“Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A. H., vjeç 19 dhe K. H., vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal.
Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. “,thuhet në njoftimin e Policisë.
(F.G/ Faxweb)