Dy punonjës të Policisë Bashkiake në Lezhe janë goditur me sende të forta nga dy persona të identifikuar tashmë nga blutë e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të nje konflikti të rastit mes punonjesëve te policisë bashkiake dhe dy shtetatsve për hapësirat publike në qytet.
Molla e sherrit ka qenë per shkak se dy vellezërit kundershtonin ushtrimin e detyrës mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse.
Njoftimi i Policise
Lezhë
Goditën për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake, vihen në pranga 2 vëllezër.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin
Arrestimi i tyre u bë, pasi dy vëllezërit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake
Ne Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
R.G/FAXWEB.AL