14:03 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi/ Pacolli jep formulën e zgjidhjes dhe kujt duhet t‘ia besojmë

12:57 | 08/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pacolli u shkruan letër anëtarëve të kryesisë së AKR-së: Po bëjmë marrëveshje me Haradinajn

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook thotë se krerët e shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti duhet të gjejnë një zgjidhje për mënyrën se si duhet të dialogojnë me Serbinë.

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka anuluar ligjin për Grupin negociator me Serbinë, Pacolli thotë se ka ardhur koha për një ligj të ri, i cili duhet t’i besohet Komisionit të Venecias si një palë e tretë ndërsa palët në Kosovë nuk u mbetet gjë tjetër veç që ta zbatojnë.

 STATUSI I PLOTË

“Si dikush që gjithmonë ka patur qasje konstruktive, pajtuese, përbashkuese në gjithë karrierën politike, në rrethanat e sotme do të doja të jepja disa sugjerime modeste.
1) Nuk dua të bëj Kasandrën për lajmet mbi ndonjë masë amerikane ndaj Kosovës, që do të ishte ogur i keq. Zhvillim i rëndë dhe me pasoja që vështirësisht riparohen.
Në vend të harxhohej energji për të nxitur para marrëdhëniet, do harxhohej energji për të anuluar masat. Uroj shumë që kjo të mos ndodhë.

2) Çfarë duhet të bëjmë që të mos ndodhë? Qasja e qeverisë Kurti ndaj dialogut është preteksti. Këtu duhet të përmirësojmë sjelljen dhe të kthejmë procesin në kohërat më të mira.
I bëj thirrje qeverisë: referojuni eksperiencave më të mira që Kosova ka patur në procesin e mëhershëm të dialogut, duke nisur që nga Rambujeja.
Studiojeni dhe qasjen e palës tjetër. Nuk duhet të lejojmë që të përmbysen rolet. Nuk duhet të lejojmë që presioni të jetë mbi Kosovën. Presioni si në Rambuje duhet të jetë mbi Serbinë.

3) Për dialogun, ka dy premisa të pandryshueshme.
E para: Kushtetuta i njeh Presidentit rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe qeverisë rol propozues dhe zbatues të saj (në konsultim me presidentin).
E dyta: kush ndërmjetëson (SHBA apo BE), e përcaktojnë vetë formatin e dialogut- nivel presidentësh, kryeministrash, apo ndonjë format tjetër.
Ka dhe një premisë tjetër ku ne s ‘ndërhyjmë dot: kohën e përmbylljes së dialogut. Por ne mund të ndërhymë në cilësinë e marrëveshjes. Si?

4) Mbi këto premisa që ne nuk i ndryshojmë dot, tani që Gjykata kushtetuese ka anuluar ligjin për Grupin negociator, ka ardhur koha për një LIGJ TË RI.
Ky ligj duhet të përcaktojë qartë: çfarë bën presidenti, çfarë kryeministri, çfarë të tjerët, si bashkëpunohet, si miratohet produkti i marrëveshjes, etj.
Kush do ta bëjë ligjin? Shumë shpejt i duhet besuar një pale të tretë dhe të besueshme. Pse jo Komisionit të Venecias? Palët këtu në Kosovë vetem do të obligohëshin që ta zbatonin”.

Etiketa: Behgjet Pacollidialogu kosove serbi
Pas

VIDEO e frikshme/ Shoferi i tërbuar, me sëpatë në dorë sulmon mekanikun

Para

Nga shpejtësia dhe lagështira, përplasen dy makina në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

Para
Nga shpejtësia dhe lagështira, përplasen dy makina në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

Nga shpejtësia dhe lagështira, përplasen dy makina në Fushë-Krujë, plagosen dy persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Cërrik/ 34-vjeçarja humb jetën në banesë, dyshohet arrest kardiak

Elbasan/Procedime penale për vjedhje dhe dëmtim prone

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

Durrës, Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike

“Shkatërrues dhe klientelist!”/ Ina Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

Trump për Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut

Kuvendi i Kosovës nuk arriti përsëri të konstituohet, duke regjistruar dështimin e 40-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.