02:11 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Digjet banesa në Shkodër, i moshuari bllokohet brenda. Dyshohet se ka vdekur (PAMJET)

16:53 | 10/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarri te ‘’Thesari’’, gjendet i vdekur një person në ashensor, të tjerë banorë rrezikojnë asfiksimin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin verior të Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Të ndihmuar nga era, flakët e zjarrit rrezikojnë edhe dy banesa të tjera aty pranë. Mësohet se ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur për të shuar zjarrin, dyshohet se në një nga banesat e përfshira nga flakët ka mbetur brenda një i moshuar. Ai quhet Haki Hoxha dhe është 74 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit të Shkodrës. Ende nuk dihet shkaku i nisjes së zjarrit megjithatë dyshohet se bëhet fjalë për një bombol gazi. 

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 10.03.2017, në orën 16.12 njoftohemi se  në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në vendin e quajtur rruga e Vajgurit, në një banesë dy katëshe ku jetojnë dy familje, ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.
Punonjësit e policisë kanë evakuuar shtetasin R. H së bashku me familjen.

Ndërsa në banesën e shtetasit H.H., 74 vjeç, punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit nuk u futen dot për shkak të përmasave të mëdha të flakëve e që kishin përfshirë këtë banesë.

Shtetasi H.H. sipas deklarimeve të bashkëshortes dyshohet se ka ngelur brenda në banesë, ndërsa bashkëshortja ka dalë pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe autoambulanca.
Punohet për fikjen e zjarrit. Veprimet po kryhen me grup hetimor, në përfundim do të jepet dhe informacion i plotë.

Etiketa: i moshuarShkoderviktimazjarr
Pas

Higjena në maksimum, detaji në këmbët e Veliajt që habit (FOTO0

Para

Pranga për rryshfet, shoferi: ”Euro, euro po t’i jap bakshish”. Polici: ”Kjo quhet korrupsion” (VIDEO)

Para
Pranga për rryshfet, shoferi: ”Euro, euro po t’i jap bakshish”. Polici: ”Kjo quhet korrupsion” (VIDEO)

Pranga për rryshfet, shoferi: ''Euro, euro po t'i jap bakshish''. Polici: ''Kjo quhet korrupsion'' (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.