Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Cërrik -Gramsh në afërsi të fshatit Cingar i poshtëm. Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak ka qënë një shkëndi elektrike në kroskotin e automjetit tip Ford që drejtohej nga shtetasi V,A.
Gazetari i Faxnews Shkëlzen Henkoja raporton se nga flakët automjeti është djegur plotësishtë.Në vend ngjarje ka mbëritur ekipi i urgjencës së spitalit të Gramshit pasi pasagjerja me inicialet R,P. e cila ndodhej në automjet nuk është ndiher mirë nga ankthi.Policia e grupi i zjarrfikses kanë mbërritur në vendngjarje.
Discussion about this post