23:38 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dikur “kockë e lëkurë”, tani një “bishë” e vërtetë. Ja sekretet e fizikut të Lewandowski

08:55 | 23/07/2022
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dikur “kockë e lëkurë”, tani një “bishë” e vërtetë. Ja sekretet e fizikut të Lewandowski

Robert Lewandowski ka humbur vetëm 19 nga 272 ndeshjet e Bayernit në Bundesligë, në tetë sezonet e tij në Mynih. Me fjalë të tjera, ai ka qenë i pranishëm në 94% të ndeshjeve me një maksimum prej pesë mungesash në sezonin 2020-2021 për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë.

Pa të për vetëm një muaj, skuadra bavareze ra në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së dhe nuk mundi të ruante kurorën evropiane. Në katër sezonet e kaluara te Borussia Dortmund, ai ndaloi së luajturi vetëm pesë ndeshje në kampionat nga 136 të tilla, duke marrë pjesë në 96% të totalit.

Asnjë dëmtim tjetër i madh në 12 vite në futbollin gjithmonë kërkues gjerman, që e detyroi yllin e ri të Barcelonës të tregojë kujdes maksimal për të garuar, të luftojë me mbrojtjet e forta rivale dhe të mos ndalojë së shënuari deri në “shkatërrimin” e rekordeve të golave.

Ai shënoi 238 gola në 253 ndeshje të Bundesligës me Bayernin (344 gola në 275 ndeshje në total) dhe 74 gola në 131 ndeshje me BVB (103 gola në 187 ndeshje në të gjitha garat). Të dhënat flasin vetë dhe largojnë çdo dyshim për angazhimin e Barçës për të nënshkruar me një futbollist që do të mbushë 34 vjeç më 21 gusht.

Asgjë nuk ka mbetur nga ai djali i dobët (shih foton me babain) që ëndërronte të arrinte sukses me topin në një shtëpi ku sporti merrte frymë gjithmonë. Babai i tij, Krzysztof, ishte një kampion polak në xhudo, por vdiq kur Roberti ishte 15 vjeç.

Nëna e tij, Iwona, luante volejboll për AZS Varshava. Djali ishte më shumë i dhënë pas futbollit, si motra e tij Milena, e cila u bë ndërkombëtare U-21. Ndonëse teknikat e luftimit i mësoi nga babai i tij, as xhudo dhe as atletika nuk e tërhoqën si futbolli, ndërkohë që rritej për të shënuar gola.

Nga Delta e Varshavës ai shkoi në filialin e Legia-s dhe Znicz Pruszków derisa debutoi në Kategorinë e Parë me Lech Poznan në vitin 2008, në moshën 20-vjeçare, me një çehre që nuk ka asnjë lidhje me atë që ka fituar me kalimin e kohës.

Dukej e pabesueshme që ai djalosh i dobët të shënonte gola kaq lehtë. “Kur ai mbante topin dukej sikur do të ndahej në gjysmë. I thashë të hante mish derri”, – kujton Krzystof Sikorski, trajneri i tij te Legia.

Tashmë në moshën 22-vjeçare, Borussia Dortmundi nënshkroi me të dhe, siç ndodhi për shembull me të talentuarit, por shumë të dobëtit Toni Kukoc dhe Pau Gasol kur mbërritën në NBA, ai fitoi muskuj në palestër. Për pasojë filluan ta quajnë “Trupi”. Kultura e përpjekjes dhe e profesionalizmit kanë qenë në krye të karrierës së tij. Ndikimi i gruas së tij, Anna, ka qenë gjithashtu jetik.

Bronz më 2008 dhe 2014, argjend më 2012 në Kampionatin Botëror të Karatesë, gruaja e polakut është një sportiste e njohur, po ashtu. Ata u takuan më 2007 dhe u martuan më 2012. Klara (2017) dhe Laura (2020) janë vajzat e tyre. Anna është një nutricioniste, kryeson Olimpiadën Speciale në Poloni dhe ka biznese që lidhen me fushën e saj dhe jetesën e shëndetshme.

Robert gjithashtu punon me të në shtëpi në palestër, madje duke bërë akroyoga. Te Bayerni, vetëm Kingsley Coman e kaloi 33.7 km/h maksimumin e tij. Anna e nxiti që të fillonte ushqimin me ëmbëlsirë. Ha gjithmonë ton për mëngjes, shmang glutenin dhe laktozën, karbohidratet dhe glukozën përpara se të luajë. Përdor perimet dhe avokado për t’u rikuperuar, si dhe çokollatën e zezë.

Madje ai u diplomua në vitin 2017 në Edukim Fizik dhe Sport me një studim mbi karrierën e tij (RL 9. Path to Glory) në Universitetin e Varshavës. Pas dhjetë vitesh studime, ai e dorëzoi tezën e tij me dy ditë vonesë. Arsyetimi ishte i mirë dhe i përligjur, pati një ndeshje me kombëtaren polake, me të cilën u kualifikua në Kupën e Botës 2018.

 

Pas

Dinamika e plotë e atentatit në Milot/ Nga kafja e fundit, te ekzekutimi nga afër për shkak të mjetit të blinduar, kush kërkoi eleminimin e miqve të Martinajt?

Para

Reagime të ashpra nga PDK e veteranët, pas deklaratave të Osmanit për Specialen e Raportin e Martyt

Para
Reagime të ashpra nga PDK e veteranët, pas deklaratave të Osmanit për Specialen e Raportin e Martyt

Reagime të ashpra nga PDK e veteranët, pas deklaratave të Osmanit për Specialen e Raportin e Martyt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.