18:17 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dinamika e plotë e atentatit në Milot/ Nga kafja e fundit, te ekzekutimi nga afër për shkak të mjetit të blinduar, kush kërkoi eleminimin e miqve të Martinajt?

08:43 | 23/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Shënjestrat” udhëtonin me makinë të blinduar, u sulmuan me breshëri plumbash në oborrin e pallatit, detaje nga atentati në Milot: Autorët i ndoqën “këmba këmbës”

Siç është bërë tashmë traditë pas çdo atentati mafioz me viktima, edhe mbrëmjen e djeshme në Milot, Policia ka shoqëruar dhjetra persona që mund të kenë pasur dijeni për vrasjen e Klisman Preçit, dhe plagosjen e Ylli Ibrahimit.

Burime bëjnë me dije se numri i të shoqëruarve është i lartë, megjithatë ata janë liruar shpejt, për shkak se nuk janë persona të dyshuar, po vetëm njerëz që mund të kenë dijeni, apo kanë parë skenën, për shkak se janë banorë në zonë.

Sa i takon dinamikës së ngjarjes, burime i thanë Fax Neës, se makina e autorëve ka qendruar për rreth 10 minuta në afërsi të pallatit ku ndodhi ngjarja, në pritje të shënjestrave të tyre. Prençi dhe Ibrahimi ishin fqinj mes tyre, dhe lëviznin së bashku.

Sapo makina e shënjestrave të tyre është afruar për të hyrë në rrugicën e pallatit, ata kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ka qenë i blinduar përpara, pasi viktima dhe i plagosuri iu kishin shpëtuar dy atentateve më herët, njëri prej autorëve është afruar te xhami dhe ka qëlluar në një distancë të afërt.

Përpara atentatit viktima dhe biznesmeni i plagosur kanë qenë në një lokal në qendër të Milotit, shumë pranë banesave të tyre, dhe duket se autorët i kanë mbajtur në vëzhgim, deri në kryerjen e atentatit.

Sa i takon makinës së përdorur nga autorët ajo ka qenë audi, dhe u gjet e djegur në një fshat të Krujës, disa minuta pas ngjarjes, ndërkohë që brenda saj u gjetën dhe armët kallashnikovë të shkrumbuara.

Autorët e kanë djegur mjetin në një parcelë të mbjellë me bimësi të lartë, në mënyrë që të linin pak gjurmë, dhe të kishin mundësi më pas për tu larguar prej aty.

Pavarësisht plumbave që mori në kraharor dhe këmbë, biznesmeni Ibrahimi është jashtë rrezikut për jetën, dhe pritet të merret dhe dëshmia e tij për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes. Ibrahimi është mik me biznesmenin Vis Martinaj, kushëririn e të cilit, Brilantin, dhe dy shokët e tij, i ekzekutuan pak ditë më parë në mbikalimin e Fushë Krujës.

Vetë Martinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas operacionit Plumbi i Artë, që konsiston në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Ky i fundit ka deklaruar se Martinaj kishte dhënë një shumë prej 1 milionë eurosh për eleminimin e Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit, i cili edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm sot shijon lirinë.

Që pas masakrës së Bllokut, një sërë personash të afërt me Martinajn janë eleminuar, ndërkohë që policia është kthyer në një njësi që mbledh kufomat, dhe deklaron se ngre grupe hetimore për zbardhjen e ngjarjeve.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: atentatmilotYlli Ibrahimi
Pas

Temperatura deri në 40 gradë dhe më pas rrebeshe, parashikimi i motit sot

Para

Dikur “kockë e lëkurë”, tani një “bishë” e vërtetë. Ja sekretet e fizikut të Lewandowski

Para
Dikur “kockë e lëkurë”, tani një “bishë” e vërtetë. Ja sekretet e fizikut të Lewandowski

Dikur “kockë e lëkurë”, tani një “bishë” e vërtetë. Ja sekretet e fizikut të Lewandowski

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Zjarr masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj, ndërhyjnë helikopterët

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.