Në një periudhë të vitit që njerëzit po presin ardhjen e pranverës, dimri nuk ka mbaruar ende.
Madje mund të themi që i ftohti i vërtetë fillon nesër.
Sipas Meteoalb, priten reshje dëborë edhe në kryeqytet.
Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive.
Reshje dëbore do të bien në zonat në 300m mbi nivelin e detit, por në Veri edhe në zona të kufizuara do të ketë edhe në zonat më poshtë se ky nivel.
Meteoalb shkruan se përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare.
“Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 13
në vendet e ulëta: 5 / 12
në vendet malore: -4 / 10 °C.
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve,”- shkruan Meteoalb.
(F.M/Faxweb)