Një ditë para zgjedhjeve lokale që do të mbahen pa praninë e opozitës, deputeti Ralf Gjoni ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.
Gjoni thotë se respekti i tij do jetë me të dyja kategoritë e qytetarëve, si me ata që do të votojnë, dhe me ata që do të zgjedhin që të bojkotojnë zgjedhjet.
Sipas Gjonit pas 30 Qershorit në vendin tonë do të nisë një epokë e re, e cila do të distancojë llumin politik që është tashmë në pushtet dhe në qeveri.
Postimi i Gjonit:
30 qershori është ditë votimi, por duhet të jetë edhe dita e fundit e kësaj republike bajraktarike, tërësisht të kalbur. Disa do votojnë, e disa jo. Respekt për të dyja kategoritë.
Zero tolerancë për ata që do bëjnë dhunë. Për mua, e për shumë shqiptarë patriotë, të lodhur prej kësaj klase të keqe e të paaftë politike, të cfilitur prej krimit që ka kapur peng shtetin, ky është shansi për një fillim të ri e për riformatimin total të republikës, ku në fokus është ndryshimi i sistemit elektoral.
Kjo do të ndodhë edhe me ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë. Një premtim për qindra mijëra shqiptarë të distancuar prej llumit aktual politik: Pas 30 qershorit, fillon epoka jonë!#BëhuGati#ShqipëriaPozitive#KaEndeShpresë