Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka sulmuar ashpër programin e qeverisë për bujqësinë që ku sipas tij buxheti që shkon për këtë sektor është qesharak. Sipas tij bujqësia është një sektor që jep shumë me më pak investime në të.
Panariti thotë se duhet të jetë lapsus nga ana e qeverisë ku thuhet se buxheti për bujqësinë është 25 miliardë lekë, pasi kjo është një shifër shumë e vogël.
“Duhet të jetë një lapsus, shikoni mirë sepses ka mundësi, një sector që kontribon me 21 përqind të prodhimit të brendshëm bruto merr këtë buxhet”, tha ai.
Gjithashtu Panariti tha se me shkrirjen e drejtorive në buqësi siç parashikohet në programin e ri bujqësia përballet me rreziqet e përmbytjes.
Ai tha se be buk mund të kemi një buxhet dy herë më të vogël se ai i Kosovës për bujqësinë. (B.H/Shuplaka)