Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është drejtuar zonës së ish-Bllokut në Tiranë. Dhe arsyeja është e veçantë.
Ai ka zgjedhur të drekojë me ambasadorin amerikan Donald Lu. Dreka zhvillohet në ditën e 19 të protestës së opozitës.
Mendohet se në qendër të këtij takimi është situata politike në vend, protesta prej ditësh e opozitës këmbëngulëse dhe qëndrimi i qeverisë e cila e akuzon për pengimin e Vettingut. Demokratët janë shprehur se nuk do të kthehen në Kuvend deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Takimi i Bashës me një figurë të rëndësishme të faktorit ndërkombëtar në vend vjen një ditë pas takimit me senatorin, ish-ministrin italian, Mario Mauro, i cili shprehu mbështetjen e tij ndaj Partisë Demokratike. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post