Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ditën e sotme pas letrës së urimit që mori nga Presidenti amerikan Joe Biden ditën e sotme, për Ditën e Pavarësisë, 17 shkurt.
Osmani shkruan që ka pranuar letrën e Biden, ku ai i ka ritheksuar raportet e forta ndërmjet dy popujve mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë.
“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë.
Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” shkruan Osmani.
(E.H/Faxweb.al)