Entuziast siç vetëm ai di të jetë përpara njerëzve që mblidhen në takime, ish-kryeministri Berisha ka mbajtur sot një fjalim në ditën e Rinisë.
Berisha u shpreh se kjo e sotmja është një ditë frymëzimi për të gjithë ne, ndërsa të rinjtë kanë në qendër guximin.
“Kjo është një ditë frymëzimi për të gjithë ne. Fantazia dhe imagjinata juaj nuk kanë fund. Ata në atë kohë dhe ju sot që jeni këtu nuk jeni të vetëdijshëm për forcën e jashtëzakonshme që keni.
Ne atëherë nuk mund të krahasoheshim as me Korenë e Veriut të sotme. Pak ditë më parë ju keni parë sesi 3-4 ushtarë të Koresë së Veriut ekzektutuan shkonun e tyre se po çante rrugën drejt lirisë.
Të nesërmen të rinjtë nuk u strukën, nuk u shpërndanë për të gjetur një strehë familjare. Të nesërmen këta vajza e djem u nisën drejt Tiranës për të vrarë frikën. Sot kanë kaluar 27 vite dhe sërish sot kjo datë ka një mesahz të madh. Mesazhi I madh i saj është guximi. Fitojnë ata që guxojnë.
Sot Shqipëria ka ndërtuar narko-shtetin, kur ministri i Brendshëm është i përfshirë, atëherë ky ëstë narko-shteti”, u shpreh mes të tjerash ish-kryeministri.
(E.K/Faxweb)