17:16 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ditë e vështirë për Italinë, në një ditë vdesin 23 persona nga koronavirusi, sa ka shkuar numri i të prekurve

20:55 | 02/03/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koronavirusi ‘gjunjëzon’ Italinë, vdes një grua. Shkon në 6 numri i viktimave, 12 qytete në karantinë

24 orët që po lëmë pas kanë qenë mjaft të vështira për Italinë, në betejën kundër koronavirusit, pasi 23 persona kanë humbur jetën, një shifër rekord për një periudhë kaq të shkurtër kohore, duke e çuar në total në 52 numrin e viktimave.

Po ashtu janë shënuar mbi 500 të infektuar të tjerë duke e çuar në mbi 1800 numrin total të tyre. Të moshuarit janë mosha më e rrezikuar ndaj dhe autoritetet italiane u bënë thirrje personave mbi 65 vjeç, të shmangin sa më shumë daljen nga shtëpitë. Rajanair, një tjetër linjë e madhe ajrore ka reduktuar në maksimum fluturimet drejt Italisë.

Koronavirusi numëron tashmë mbi 3 mijë viktima në gjithë globin dhe mbi 88 mijë të infektuar. Problem tani nuk është më Kina, ku numri i të infektuarve ka rënë në mënyrë drastike krahasuar me muajin e kaluar kur u arrit kulmi, siç duket edhe në këtë grafik.

Me ritme të shpejta, koronavirusi ka nisur të përhapet në gjithë globin, duke prekur më shumë se 60 vende të botës. Në Korenë e Jugut, vendi i dytë në botë pas Kinës me numrin e të prekurve, ku numërohen 26 viktima. Por numrin më të lartë të viktimave pas Kinës e ka Irani ku tashmë numërohen 66 të vdekur.

Koronavirusi po përhapet gjerësisht edhe në kontinentin amerikan. Shtetet e Bashkuara shënuan viktimën e dytë, ndërsa 86 janë të infektuarit. Pas Brazilit, vendi i dytë i infektuar është Ekuadori, ku 5 të infektuarit e radhës kanë lidhje me rastin e parë të shënuar në këtë vend.

Ekspertët e ekonomisë përllogarisin 5 triliardë dollarë humbje në tregjet globale për shkak të koronavirusit.

Pas

Horoskopi për muajin Mars sipas Meri Shehut, si renditen shenjat, nga më me pak fat te të favorizuarat

Para

Incident në aeroport/ Ishin bërë tapë nga alkooli dhe u dhimbte koka, dy studentet për pak përfundojnë në karantinë

Para
‘Shpërthimi’ i koronavirusit në Itali, rëndohet situata. Shkon në 51 numri i të prekurve

Incident në aeroport/ Ishin bërë tapë nga alkooli dhe u dhimbte koka, dy studentet për pak përfundojnë në karantinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Nevaldo Hajdarajt, mbetet dënimi me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës

Vrau me thikë një person në Ravenna të Italisë kur ishte i mitur, policia shqiptare e arreston në Vlorë pas 25 vitesh arrati

Lufta në Ukrainë/ Donald Trump do të bisedojë në telefon me Putin dhe Zelensky-n

Ushtria ruse konfirmon vrasjen e një gjeneralmajori në rajonin kufitar me Ukrainën

Aksident në Rrugën e Arbërit, dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Zjarr në Elbasan, nisin ndërhyrjet nga ajri

Akuzohet për vrasje të dyfishtë, Anglia nuk e ekstradon Ilirian Zeqajn në Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda,ka zhvilluar takim me një përfaqësi maturantësh nga shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës

Meta nga qelia i drejton letër Arben Ahmetaj: I dashur Beni!

Akuzat e Kryemadhit, Blushi qesh me të madhe: Nuk e besoj t’i ketë thënë Monika, faleminderit që më argëtuat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.