Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Greqi ku një 24-vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur në Athinë ka shkaktuar një aksident të rëndë, duke lënë 4 viktima.
Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të një vend parkimi, në rrugën Athinë-Lamia, kur automjeti tip Porsche u përplas me një makinë tip Civic Honda.
Si pasojë e përplasjes vdiqën në vend nëna 33-vjeçare, fëmija i saj 3-vjeçar dhe 2 miq të saj, që ishin brenda makinës.
Babai i familjes, kishte ndaluar në parkim, pasi do shkonte në tualet, ka kthyer kokën, pasi dëgjoi zhurmën dhe pa tmerrin me sy, makinën e familjes të copëtuar. Mediat greke raportojnë se ai kaloi direkt në gjendje shoku. (E.K/SHUPLAKA)